LAJMET E FUNDIT

6/recent/ticker-posts

“Çajin qite vetë”, në Vushtri shkruhen grafite kundër dhunës ndaj grave



Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sonte ka mbushur muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave.

Këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet një komunikate për media ku kanë theksur se këto mesazhe janë dhënë si shenjë revolte dhe solidariteti ndaj çdo shtypjeje.

Postimi i plotë:

Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave.

Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje