LAJMET E FUNDIT

6/recent/ticker-posts

Gjykata merr vendim për 24-vjeçarin që dyshohet se dhunoi të miturën në Kllokot

 


Gazeta Dardania sot raportoi  se një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar pas mesnatës së 27 korrik në një motel në Kllokot. E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në motelin “Malibu” në rrugën Viti – Kllokot. 

Personi që u arrestua në orët e mëngjesit të 27 korrikut dhe që dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi” është Sh.B., (emër i njohur për redaksinë), 24-vjeçar.

Ai dyshohet se pas mesnate, rreth orës 01:00, në motelin Malibu” në rrugën Viti – Kllokot, ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur (emër i njohur për redaksinë).

I njëjti ishte dërguar në mbajtje dhe pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata e këtij rajoni ia ka caktuar atij masën e paraburgimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.