Mërgimtarët të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik me dhjetë viktima në Slavonski Bord të Kroacisë, të mëngjesit të së dielës, janë nisur para gjysmë ora për në Kosovë.
Medium kroat 24sata ka publikuar pamje nga nisja e të mbijetuarve për në Kosovë.
Ndërkaq, trupat e pajetë e dhjetë viktimave të këtij aksidenti do të vijnë në Kosovë përmes transportit rrugor.
Përveç të vdekurve, në këtë aksident pati edhe 45 pasagjerë të lënduar, 15 prej të cilëve me lëndime të rënda trupore.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë sot se 15 persona po vazhdojnë të marrin trajtim shëndetësorë në spital, ndërsa 26 janë liruar dhe do të kthehen në Kosovë.
Njëri nga të lënduarit, i cili është në gjendje më të rëndë, është duke u trajtuar në Spitalin e Zagrebit.
