LAJMET E FUNDIT

6/recent/ticker-posts

Prangoset një 33-vjeçar në Kaçanik, dyshohej për falsifikim parash dhe posedim të substancave narkotike


 

Gjatë ditës së sotme në Kaçanik është arrestuar një person i kërkuar, i cili dyshohet se kishte kryer veprat penale “Falsifikimi i parasë’’ dhe “Blerje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’

33-vjeçari me inicialet S.S., ishte dënuar me 1 vit burgim për këto vepra nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.