LAJMET E FUNDIT

6/recent/ticker-posts

Teuta Selimi kthehet për të jetuar në Kosovë

 


Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi për vite të tëra ka jetuar në mes të Kosovës dhe Zvicrës.

Sezonet e dasmave dhe ahengjeve e kanë bërë këngëtaren që të jetë prezente më shumë në vendlindje, por Teuta pjesën tjetër të kohës ka jetuar në Zvicër.


Ndërsa tani Teuta dhe bashkëshorti i saj, Patrioti kanë vendosur përfundimisht të rikthehen në vendlindje.

Burimet e emisionit “Prive”, kanë konfirmuar se familja tashmë ndodhen në Prishtinë dhe se fëmijët e tyre nga shtatori do të fillojnë shkollimin në vendlindje.


Pas lirimit të masave të COVID-19, Teuta përndryshe i është rikthyer koncerteve dhe mbrëmjeve të ndryshme muzikore.