Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë kryer 3 mijë e 8 teste për COVID-19, 263 prej të cilave kanë rezultuar pozitive.
Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda këtij intervali kohor, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me këtë virus.
Tetë pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus, janë shëruar tërësisht.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 2 mijë e 271.

