Në muret e disa ndërtesave në Kosovë janë shkruar parulla kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.
“Unë jam mirë kur është mirë Serbia – Edi Rama”, është njëra nga parullat, në të cilën kanë ironizuar, duke e lidhur me shprehjen e Isa Boletinit, “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.
Parullat anti-Rama në Kosovë shfaqen disa ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për nismën e quajtur “Ballkani i Hapur”.
Kjo nismë është kundërshtuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e bojkotoi takimin në Shkup.


