LAJMET E FUNDIT

6/recent/ticker-posts

21-vjeçarja që vdiq në Burgun e Lipjanit, ishte e dënuar për dhunë në familje




DardaniaExpress raportoi pak më parë se një 21-vjeçare me inicialet M.K., ka ndërruar jetë mesditën e sotme, rreth orës 12:43, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

21-vjeçarja e cila ishte pranuar në këtë qendër më 27 prill të këtij viti, ishte e dënuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Florent Gashi, tha se ajo ishte e dënuar me 1 vit burgim.

Në njoftimin për vdekjen e saj, ShKK bëri të ditur se nga dita kur është pranuar në këtë qendër e deri më 18 qershor, e reja ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës. 

Po ashtu, bëhet e ditur se nga 2 nëntori, ajo ka qenë në observim çdo 30 minuta.

Pas vdekjes së saj, është njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokurori, ndërsa ShKK njoftoi se ka filluar hetimet procedurale dhe administrative, si dhe ka themeluar Komisionin Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili pritet të dalë me Raport Administrativ Përfundimtar.

“Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, përfundon njoftimi.