I ndjeri është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili ka dhënë detaje edhe për personin tjetër të cilin e ka goditur rrufeja i cili thotë se gjendet në QKUK në Prishtinë.
“Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy përsona (shtetas turkë), derisa kishin qenë duke punuar, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja.
Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij.
Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtine.
Sipas mjekut kujdestar në QKUK gjendja e viktimës në fjalë është jashtë rrezikut për jetë. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është iniciuar rast Hetim i Vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, sot për shkak të motit të lig, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Pejton në Prishtinë, ku një 33-vjeçar ka mbetur i vdekur nga goditja e një lisi.
Ndërkohë edhe një vajzë po merr trajtim mjekësor në QKUK, pas lëndimeve të marra nga goditja e lisit.
