LAJMET E FUNDIT

6/recent/ticker-posts

Mbyllja e komunave ilegale serbe, Zeqiri: Koha që objektivat e Serbisë të çrrënjosen nga këtu

 


Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me mbylljen përfundimisht të komunave ilegale serbe në veri.

Zeqiri u shpreh referuar këtyre veprimeve, se është koha që objektivat e Serbisë të çrrënjosen nga Kosova.

“Ka ardhur koha të hiqen ato objekte të komunave ilegale serbe, ka pasur edhe më herët tentativa, po tani po bëhet”, tha ai për Klan Kosova.

“Objektivat e Serbisë duhet të çrrënjosen nga këtu”, deklaroi ai.

Më 30 gusht, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se është bërë mbyllja e pesë institucioneve paralele ilegale në veri.

Ai kishte njoftuar se komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë “Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit”.

Pikërisht në këto objekte, sot në praninë e forcave të Policisë janë vendosur pllakatet e dikastereve të qeverisë së së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.